Verifiko profilin për ta rritur besueshmërinë në komunitet.
Vlerësoni bashkudhëtarët pas çdo udhëtimi.
Ju mund t'i raportoni personat e papërgjegjshëm.
Nëse ki vende t’lira n’kerr, ti mundesh me i kursy paret e karburantit për çdo udhëtim prej një qyteti në tjetrin.
Nëse ke nevojë për transport, udhëtimet në grup janë më t’lira, t’shpejta, dhe më të rehatshme për ju.
Perdorues te Regjistruar
Udhëtime
Vende të rezervuara
Tu e marre parasysh qe jemi studente e udhetojme shpesh, goxha kohe e pare i kemi qu neper autobusa. Tash prej ndihmes se grupit, jo vetem qe po kursejme, po edhe po bojme shoqni te re me t'cilet po i vazhdojme kontaktet. Njerezit me t'cilet kam udhetu jane kane teper te sjellshem. Udhetim i shpejte, pak pare ose hic, e muhabet i mire. Vetem muj me rekomandu.
Dalina Berisha
Krejt n’fillim kom hezitu me postu n’këtë grup se kom mendu që për femra osht ma problem me udhtu me persona t’panjohur Ama gjithcka u kon nrregull ,skom pas naj parregullsi 😀
Edona D. Hoxha
Eksperienca me grupin Hitchhiker deri me tani ka qene shum ne rregull ne raport me mua, eshte diqka qe besoj ka ndihmuar dhe ndihmone ne heqjen e disa barierave dhe tabuve shoqerore qe ne si popull i kemi. Kam pas rastin edhe me marre "UDHE" me persona qe i kam pas komshinje po nuk e kam dite, muhabetet tkendshme e storie interesante.
Labinot Krasniqi
kogja shpesh e kam perdorur UDHEn. Kom pas eksperienc tmir. Mka rra mu njoftu me njerz te ndryshem, me ngu muzika te ndryshme ( tu e perfshi tallava ),. transporti gjithmon me i lir se autobusi, e mbi te gjitha, gjithmon kom dal i knaqur.
Artan Minci
Pershendetje. Deshta me ju pergezu per punen qe e keni bere. Une udhetoj qe 17 vjet Prizren Prishtine. dhe me kete aplikacion qe e keni bo me te vertet keni ndihmuar shume qytetareve te Kosoves. Jeni promotor te se mires ne Kosove. Shendet!
Avdi Misini